E Martë, 3 Nëntor 2026

Festa e Manastirit të Pepelit, kontributi historik dhe shoqëror i Manastirit 750 vjeçar

Manastiri i ” Shën Triadhës” në Pepel të Dropullit të Sipërm radhitet ndër 10 objektet e kultit më të vjetra në luginën e Drinos

Gjatë udhëtimit 750 vjeçar të ekzistencës së tij ka pësuar goditje të forta, të cilat kanë lënë shenjë në strukturën e tij ndërtimore. Si nga predhat e pushtuesve gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore, si nga goditjet e sistemit totalitar ateist pas vitit 1967, duke vazhduar me vjedhjet e ikonave dhe afreskeve gjatë viteve të tranzicionit, e deri te neglizhenca e autoriteteve përgjegjëse , duke e lënë jashtë listës së objekteve të restauruara.

Me këtë panoramë u kremtua Dita e ” Shpirtit të Shenjtë” ,ku disa  banorë të zonës, dhe jo vetëm,  injoruan temperaturat e larta dhe shkuan të falen tek Manastiri i famshëm.

Kryetari i Shoqatës së  Arsimtarëve  Pensionistë, Minoritarë Grek, zoti Vasil Llahana, duke folur për Televizionin Publik, kujton kontributin historik të  Manastirit të Pepelit në jetën shoqërore të Dropullit.

“Këtu ka pasur edhe një sektor për fëmijët jetim gjithashtu këtu kishte bagëti për të siguruar tw ardhura”, Vasil Llahana, Kryetar i Shoqatës së Arsimtarëve në pension.

Megjithëse ishin më të paktë në numër se vitet e tjera, besimtarët shprehën urimet për Ditën e Shpirtit të Shenjtë.

Si rrallë herë, në këtë përvjetor jo vetëm që mungoi Festa Tradicionale Popullore , por nuk asistuan as shitësit ambulantë , duke u mohuar të pranishmëve mundësinë për të shijuar qoftë edhe një shishe me ujë.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›