E Hënë, 2 Nëntor 2026

Festimet – Krijohet trafik i rënduar në aksin Milot–Lezhë/ Shkak lëvizjet e qytetarëve drejt vendeve malore (VIDEO)

Dita e parë e vitit 2026 është shoqëruar me fluks të lartë lëvizjesh në aksin Milot–Lezhë. 

Prej disa orësh, në këtë segment rrugor është krijuar trafik i rënduar, si pasojë e rritjes së qarkullimit të mjeteve. 

Lëvizja masive e qytetarëve, të cilët po udhëtojnë për të kaluar ditët e pushimeve drejt zonave malore apo Malit të Zi, ka sjellë kaos në qarkullim dhe vonesa të shumta. 

Ndërkohë, policia rrugore ndodhet në terren dhe po punon për menaxhimin e trafikut dhe lehtësimin sadopak të qarkullimit të mjeteve. 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›