E Martë, 3 Nëntor 2026

Festimet e fitores së PSG kthehen në tragjedi, dy viktima dhe më shumë se 550 të arrestuar

Festat për 5 golat e Paris Saint-Germain kundër Inter-it në finalen e Champions League, janë kthyer në tragjedi në Francë, pasi janë arrestuar mbi 550 persona dhe janë shënuar 2 viktima.

Një prej viktimave është një djalë 17-vjeçar, i cili u sulmua me thikë në rajonin e Landës përgjatë festimeve të zhvilluara mes mjeteve piroteknike dhe fishekzjarrëve, raporton Le Monde. Ende nuk dihet arsyeja e këtij sulmi me thikë.

Nga ana tjetër, një 20-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u godit nga një makinë teksa po ngiste skuterin e tij.

Në totali pati 559 arrestime, 491 prej të cilave ishin në Parisin.

Të lënduar pati dhe nga radhët e forcave blu, së bashku me 192 persona të tjerë nga turma.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›