Festivali i Kulturës Rome/ Për promovimin e traditës, për herë të parë në Roskovec vjen “Roma Romale 2025”

Në Roskovec është zhvilluar “Roma Romale 2025”, festivali që promovon traditën rome.
Artistëve romë nga qytet të ndryshme në Shqipëri iu bashkua dhe një grup nga Maqedonia e Veriut.
Përfaqësues të komunitetit rom thonë se aktivitete të tilla i bëjnë të ndjehen të barabartë dhe apelojnë për kthimin e tyre në traditë
Tradita rome në Shqipëri po zbehet ndaj organizata të ndryshme ndërkombëtare kërkojnë mbrojtjen e saj nëpërmjet projekteve dhe mbështetjes nga shtetet ku jetojnë pakica të këtij komuniteti.
/abcnews.al/