E Hënë, 2 Nëntor 2026

Festivali i Verës në Berat – “Wine & Stories”, jo vetëm promovim, por edhe shkëmbim përvoje

“Një gotë vere dhe histori për të rrëfyer.” Me ketë moto, mbi 50 kantina vere nga Shqipëria, Kosova dhe komuniteti arbëresh në Itali janë mbledhur në qytetin e Beratit që për tri net me radhë do të shndërrohet në vend takimin me dashamirësit e verës.

Të pozicionuara në sheshin qendror të qytetit, kantinat kanë ekspozuar prodhimet e tyre, për të degustuar shumëllojshmërinë e shijeve të verës apo rakisë shqiptare.

“Është hera e parë që jemi prezentë këtu. Kemi dëgjuar shumë për Beratin dhe ‘Wine & Stories’ nga kolegë të cilët kanë qenë disa herë radhazi. Këtë vit kemi vendosur për të qenë pjesëmarrës. Kemi bërë gati dy mostra: do të garojmë me një ‘Chardonnay’ dhe një ‘Cabernet Sauvignon’. E dimë që konkurrenca është shumë e fuqishme.“

“Nuk e dija që vera është kaq e famshme në Shqipëri derisa erdha këtu.“

“Po provojmë verën dhe është shumë e mirë, plot shije. Këtu është shumë bukur.“

Në një atmosfere ku nuk ka vetëm shijim të verës, por edhe garë konkurrënce për vendin e parë mes kantinave, ky festival, i konceptuar për të promovuar verën shqiptare synon të forcojë më tej turizmin elitar dhe agroturizmin e qytetit, duke u shoqëruar nga tingujt muzikorë apo organizimin e panaireve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›