E Hënë, 2 Nëntor 2026

Fier/ Gjendet i pajetë 59-vjeçari, dyshohet është vetëvrarë

Një 59-vjeçar është gjetur sot i pajetë në ambientet e magazinës pranë banesës së tij në Fier.

Burime të policisë thanë se 59-vjeçari dyshohet të jetë vetëvrarë me armë gjaku.

Ngjarja u shënua mesditën e kësaj të hëne në fshatin Cakran.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 13:20, në fshatin Cakran, në ambientet e magazinës pranë banesës, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi 59 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të rastit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›