E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier/ Zjarr në kodrat e Peshtanit, ndërhyrja e zjarrfikësve vë nën kontroll flakët

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të diele në kodrat e Peshtanit në Fier, duke përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe lisa.

Pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse të Fierit kanë ndërhyrë menjëherë në terren, duke bërë të mundur izolimin e vatrës dhe shuarjen e plotë të flakëve.

Ndërhyrja në kohë ka shmangur përhapjen e zjarrit në zona të tjera, ndërsa nuk raportohet për dëme të tjera apo persona të lënduar.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›