Fier/Takim për sigurinë në shkolla, policia zhvillon bashkëbisedim me nxënësit

Ndihmës-specialistët për Edukimin dhe Sigurinë në Shkolla të policisw sw Fierit zhvilluan sot një takim në shkollën 9-vjeçare “Pinellopi Pirro”, me psikologen dhe oficerin e sigurisë së institucionit.
Gjatë takimit u diskutua mbi problematikat që mund të shfaqen gjatë vitit shkollor dhe rëndësinë e bashkëpunimit mes Policisë, stafit të shkollës dhe nxënësve për krijimin e një mjedisi të sigurt.
Në vijim, specialistët zhvilluan bashkëbisedim me nxënësit, duke trajtuar tema si bullizmi, diskriminimi, si dhe problematikat dhe shqetësimet me të cilat ata mund të përballen gjatë dhe pas orarit mësimor.
Takime të tilla do të vijojnë përgjatë gjithë vitit shkollor, së bashku me orë edukative mbi sigurinë, parandalimin dhe ndërgjegjësimin e nxënësve.
/rtsh.al/