E Diel, 1 Nëntor 2026

Fieri pushtohet nga mjegulla, qyteti dhe rrethinat zgjohen gri, vështirësi për qarkullimin e mjeteve

Mëngjesi i së mërkurës, 25 shkurt, e ka gjetur Fierin të mbuluar nga një mjegull e dendur, e cila ka përfshirë jo vetëm qytetin, por edhe zonat përreth.

Tisi mjegullor ka krijuar një atmosferë të pazakontë në rrugë dhe lagje, duke kufizuar ndjeshëm shikueshmërinë dhe duke i dhënë gjithë zonës një pamje gri e të heshtur.

View this post on Instagram

A post shared by RadioTelevizioni Shqiptar (@rtshqiptar)

Ndërtesat dhe pemët janë shfaqur si silueta, ndërsa lëvizja e automjeteve ka qenë më e kujdesshme për shkak të kushteve atmosferike. E njëjta situatë ka qenë edhe në autostradën Fier-Lushnjë, çka ka sjellë lëvizjen e ngadaltë të mjeteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›