E Diel, 1 Nëntor 2026

“Filloi Rilindja Urbane 2.0”, pas prishjes së ndërtimeve pa leje nis pastrimi, Rama: Rikthimi i Thethit në normalitetin e para kësaj marrëzie kriminale

Pas aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, ka filluar puna për pastrimin e mbetjeve dhe inerteve.

Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama, thekson se forcat e xhenjos do të largohen nga Thethi kur të jetë hequr edhe mbeturina e fundit.

Ndërsa shton se ka filluar “Rilindja Urbane 2.0” e cila ëhstë jetike për Shqipërinë 2023 në Bashkimin Europian.


Postimi:

Ka nisur sot në Theth me mbështetjen e forcave të xhenjos, pastrimi i mbetjeve inerte të ekzekutimit të vendimeve në ngarkim të 40 subjekteve që kishin mbjellë mbi 100 ngrehina pa leje – nga ato me mure tek ato me kontruksion metalik e me dru – në dhunim ekstrem të ligjit për zonat e mbrojtura, të historisë e të pejsazhit magjepsës të asaj zone dhe të turizmit që kanë kultivuar në vite ata që kanë sakrifikuar për ta bërë Thethin destinacionin që është sot.

Forcat e xhenjos nuk do të largohen nga Thethi deri kur të jetë hequr edhe mbeturina e fundit, ndërkohë që mbetet edhe nje godinë masive për t’u shembur, që të përmbyllet ekzekutimi i plotë i vendimeve të IKMT dhe rikthimi i Thethit në normalitetin e para kësaj marrëzie kriminale????

Ka filluar Rilindja Urbane 2.0 si domosdoshmëri jetike për Shqipërinë 2030 në BE????????✋????????

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›