E Hënë, 2 Nëntor 2026

Finalja e “Albania’s Got Talent”, Vizion Plus sjell në mbrëmje një spektakël të jashtëzakonshëm

Rrugëtimi i spektaklit të rekordeve televizive, “Albania’s Got Talent” ka mbërritur në fund. Sfida, emocione, talente të shumta u prezantuan përgjatë këtyre 12 javëve për katër anëtarët e jurisë, Agron Llakajn, Adelina Ismajlin, Ledina Çelon dhe Kastro Zizon, por edhe për të gjithë publikun.

Njëmbëdhjetë konkurrentë, dhe vetëm njëri prej tyre do të mund të fitojë çmimin e madh. E për këtë tashmë vendimi i takon publikut, do të jetë pikërisht ai që do të zgjedhë talentin më të madh shqiptar.

Një mbrëmje e jashtëzakonshme pritet, ku nuk do të mungojnë surprizat, ethet e garës, por dhe emocionet e bukura.

Nëse mendoni se deri tani keni parë talentet e vërteta, “Albania’s Got Talent” do të sjellë një finale jashtë çdo pritshmërie.

Shfaqja me flluska sapuni nga italiani Stefano Maurielo, akrobatet e “The madness leader”, grupi “The beat killers” apo Leandra Plaku me lëvizjet e saj si një profesioniste e vërtetë, zërat magjik të Tristan Çelës, Dejzi Zylajt dhe Klejvi Kapetës dhe Cory Cramer, pianisti i vogël Hermes Balili, artistja Arjeta Dhima me kukullat e saj, si dhe performanca në rërë e Fatmir Murrës do t’ju mbajnë të “gozhduar” në ekranin e televizionit kombëtar Vizion Plus.

“Albania’s Got Talent” nën moderimin e Isli Islamit është kthyer tashmë prej javësh në spektaklin e të gjithë familjes. Ndaj për të mësuar se kush do të rrëmbejë çmimin e madh mos e humbisni natën finale sonte në mbrëmje në orën 21.00./vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›