E Diel, 1 Nëntor 2026

Finlanda , pro heqjes së vizave për Kosovën

Në një takim me të ngarkuarën e Ambasadës Finlandeze në Kosovë Anne Meskanen, ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni, diskutoi për sundimin e rendit dhe ligjit në vend si dhe për projektet e përbashkëta ndërmjet dy vendeve.

Ministri, falenderoi zonjën Meskanen për mbështetjen e vazhdueshme që Finlanda i ka dhënë Kosovës dhe i vuri në dukje që Ministria e Punëve të Brendshme është fokusuar në çështjen e sundimit të ligjit dhe sigurisë në Kosovë.

Hyseni përshëndeti edhe qëndrimin e Finlandës për heqjen sa më parë të vizave për qytetarët e Kosovës.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›