Flakët përfshijnë pyjet e Krujës/ 4 helikopterë rinisin ndërhyrjen në Halilaj dhe Abazaj

Pas ndërhyrjes nga ajri situata e zjarreve në Krujë është normalizuar. Katër helikopetër të Forces Ajrore prej mëngjesit të së martës kanë rinisur punën për shuarjen e plotë të zjarreve, dy në zonën e Krastës dhe Halilajt dhe dy në lagjen Abaze ku pavarësisht se era përhapi flakët Ministria e Mbrotjes thotë se nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Nga 25 vatra zjarri të raportuara 24 orët e fundit sipas Ministrisë së Mbrojtjes pjesa me e madhe jane shuar. Aktualisht 5 mbeten aktive dhe 1 zonë është në monitorim.
Në Drenie të Patosit është riaktivizuar një vatër zjarri në thellësi të pyllit dhe strukturat operacionale po vijojnë punën.
Në Priskë puna po vijon për vënien nën kontroll të vatrës e cila gjithesesi nuk përbën rrezik për zonat e banuara. Ashtu si dhe në malin e Nëmerçkës në Përmet.
Zjarri në Dajt po mbahet në kontroll ndërsa në Cikallesh të Kavajës në Vilëz të Kurbinit dhe Kallmet të Lezhës vatrat janë shuar plotësisht. E njëjta situatë paraqitet edhe në Goraj–Budishë të Malësisë së Madhe.
Ndërsa në Mallakastër pas disa ditë pas disa ditësh operacione intensive zjarret në Riban, Ngraçan, Panahor dhe Çyçen janë shuar plotësisht.
Në operacionet për menaxhimin e situatës së zjarreve janë angazhuar 37 automjete zjarrfikëse dhe 365 forca operacionale, ndërsa në mbështetje kanë vepruar 158 efektivë të Forcave të Armatosura me 10 mjete dhe 4 helikopterë të Forcës Ajrore.