E Martë, 3 Nëntor 2026

Fletëvotimet e papërdorura/ Nis verifikimi, 233 kuti votimi në 11 qarqe

Hapja e katër kutive të votimit të qarkut Vlorë, me kërkesë të Partisë Demokratike, rrëzon akuzën e Berishës për zhdukje të fletëve të votimit të papërdorura.

Ato u gjetën brenda kutive të materialeve, por PD nuk dorëzohet dhe kërkon verifikim në 233 kuti në 11 qarqe. Sot nis hapja e tyre.

“Fletët e papërdorura, ndodhen në kutitë e materialeve zgjedhore, ndryshe nga sa pretendon Partia Demokratike.”, raportoi ndër të tjera, gazetarja Greta Bullari./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›