E Diel, 1 Nëntor 2026

Fluks i përballueshëm në pikat kufitare dhe qarkullim normal rrugor në qarkun e Korçës

Gjatë datës (2 janar), në pikat kufitare të qarkut të Korçës është regjistruar një fluks i përballueshëm i lëvizjes së shtetasve, pa radhë apo vonesa në qarkullim. Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë 3085 shtetas dhe kanë dalë 5832, ndërsa përpunimi i fluksit është realizuar normalisht falë funksionimit të 3 sporteleve në dalje dhe 2 në hyrje.

Në pikën kufitare të Qafë Thanës janë shënuar 3 094 hyrje dhe 3 545 dalje, me qarkullim të rregullt dhe pa problematika për udhëtarët.

Paralelisht, qarkullimi rrugor në të gjithë qarkun e Korçës ka vijuar normalisht, pavarësisht reshjeve të lehta të shiut dhe temperaturave të ulëta gjatë natës. Autoritetet rrugore kanë ndërhyrë me kriposje në segmentet problematike për të parandaluar ngricat, veçanërisht në akset Korçë–Voskopojë, Voskop–Voskopoje, Boboshticë–Dardhë dhe zonat malore përreth.

Në akset Libonik–Rëmbec–Plasë, Ersekë–Leskovik–3 Urat, Maliq–Kufi Gramsh, Korçë–Ersekë, Zemblak–Dogana Goricë dhe Bilisht–Miras nuk janë raportuar probleme në qarkullim, ndërsa reshjet kanë qenë me intensitet të ulët.

Strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin e situatës në terren, ndërsa drejtuesit e automjeteve këshillohen të përdorin goma dimërore dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›