E Hënë, 2 Nëntor 2026

Fluks i shtuar në pikën kufitare në Kapshticë, katër sportele aktive

Dogana e Kapshticës po përjeton një fluks të shtuar hyrjesh, edhe në mesditën e sotme, teksa shumë emigrantë po kthehen në vendlindje për pushimet verore.

Sipas të dhënave nga Policia Kufitare, deri në orët e mesditës, kanë hyrë mbi 3 mijë shtetas.

Për të përballuar fluksin, në të dyja kahet e kalimit kufitar po punohet me kapacitet të plotë, duke u hapur deri në katër sportele aktive. Siç bëjnë me dije autoritetet kufitare, numri i sporteleve përcaktohet në varësi të fluksit në moment.

Sipas të dhënave zyrtare për datën 10 gusht 2025: Në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 7,449 shtetas, ndërsa kanë dalë 4,837 shtetas.

Në pikën kufitare të Qafë Thanës janë regjistruar 5,551 hyrje dhe 4,988 dalje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›