E Martë, 3 Nëntor 2026

Fluks në doganën e Morinit, shqiptarë të Kosovës zgjedhin bregdetin për fundjavë

Kjo fundjavë në doganën e Morinit ka nisur me fluks. Për disa sezoni veror ka nisur që tani, duke vizituar Shqipërinë, kryesisht bregdetin.

Nuk mungojnë edhe emigrantët që vijnë për pushime thuajse çdo vit.

E për ata që janë gjatë gjithë verës në punë, plazhin e nisin në muajin shtator.

Kujtojmë që nga protokolli i nënshkruar mes dy qeverive nuk do të ketë kontrolle për qytetarët e dy vendeve për të gjithë periudhën 1 maj – 30 shtator dhe 1 nëntor – 28 shkurt.

Përmes kësaj marrëveshje shmangen radhët e gjata dhe lehtësohen kushtet e udhëtimit të qytetarëve. Në 24 orë-shin e fundit, në pikën e kalimit kufitar në doganën e Morinit kanë hyrë rreth 15000 shtetas dhe kanë dalë rreth 13000 shtetas.

Gazetare: I. Bajraktari   

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›