Fluks udhëtarësh në Kakavijë/ Gushti shton hyrjet nga Greqia, emigrantë dhe turistë vijnë për pushime

Të shumtë janë ata që kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar këtë gusht. Muaji ka nisur me fluks të lartë udhëtarësh që kanë hyrë në vendin tonë nga pika kufitare e Kakavijës.
Rreth 18 mijë persona kanë ardhur nga kjo doganë prej të premtes. Kryesisht kanë qenë emigrant të kthyer pranë familjeve për pushimet verore.
Numër më i lartë i tyre është regjistruar gjatë fundjavës. Ndryshe nga vitet e kaluara në doganën e Kakavijës nuk ka pasur radhë te gjata pavarësisht fluksit të shtuar.
Autoritetet shqiptare po punojnë me katër sportele ndërsa autoritetet greke me dy. I lartë ka qenë dhe numri atyre që kanë dalë jashtë vendit nga kjo pikë kufitare. Rreth 30 mijë persona kanë hyrë e kanë dalë nga Kakavija prej 1 gushtit./abcnews.al