Forcat e Mbrojtjes të Izraelit: Qindra objektiva të Hezbollahut u goditën gjatë natës

Izraeli pretendon se ka goditur qindra objektiva të Hezbollah gjatë natës.
Sulmi përfshinte goditje ndaj infrastrukturës ushtarake.
“Hezbollahu ndjen se po persekutohet dhe sekuenca e veprimeve ushtarake do të vazhdojë”, tha dje ministri i mbrojtjes i Izraelit.
Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, fajësoi Izraelin për sulmet e “bipers” dhe radiove që ndodhën të martën dhe të mërkurën, duke thënë se dje ai kishte kaluar të gjitha “vijat e kuqe”. Izraeli nuk e ka marrë ende përgjegjësinë e sulmit.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se është e shqetësuar për një përshkallëzim të mundshëm në Lindjen e Mesme dhe Kombet e Bashkuara pritet të diskutojnë sot krizën./vizionplus.tv