E Diel, 1 Nëntor 2026

Forcat izraelite sulmojnë një shkollë në Gaza, 25 viktima dhe mbi 100 të plagosur

Të paktën 25 persona u vranë në një sulm ajror në një shkollë ku palestinezët e zhvendosur ishin strehuar, tha Agjencia e Mbrojtjes Civile të Gazës.

“Njëzet e pesë persona u vranë dhe të paktën 100 u plagosën në sulmin izraelit në shkollën Dar al-Arqam, në verilindje të Gazës”, tha Mahmoud Bassal, zëdhënësi i agjencisë.

Më herët, Bassal tha se 19 persona kishin humbur jetën.

Ushtria izraelite, nga ana e saj, tha se kishte kryer një sulm ajror në “një qendër komanduese të Hamasit” në Gaza.

“Kjo qendër komandimi u përdor nga terroristët për të planifikuar dhe kryer sulme kundër civilëve dhe ushtarëve izraelitë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga forcat izraelite.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›