Forcim i bashkëpunimit Shqipëri-Itali për luftën kundër evazionit dhe krimit financiar

TIRANË, 24 mars/ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj zhvilloi një takim në Romë, me gjeneralin e Trupës, Bruno Buratti, gjeneral brigade, Vito Giordano, dhe drejtues të tjerë të Guardia di Finanza.
Sipas DPT-së, në fokus të diskutimeve ishte forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër evazionit tatimor dhe zhvillimin e hetimeve financiare, veçanërisht në ekonominë dixhitale, analizën e të dhënave dhe gjurmimin e kriptoaseteve.
Pjesë e rëndësishme e bisedimeve ishte edhe projekti Inspektorët Tatimorë pa kufij (Tax Inspectors Without Borders), një iniciativë e mbështetur nga OECD, që synon të mbështesë më tej kapacitetet e hetimit tatimor.
Takimet konfirmuan gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin dhe për të zhvilluar iniciativa konkrete në luftën kundër krimit financiar.
1 nga 3/r.e//a.g/