E Diel, 1 Nëntor 2026

Forcimi i policimit në komunitet, trajnime për punonjësit e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë

Ka përfunduar trajnimi me Oficerët e patrullës se Përgjithshme dhe punonjësit e sallave te komandës dhe kontrollit te Drejtorisë Vendore të Policisë Korçe. Trajnimi u krye për forcimin e policimit në komunitet, një iniciativë pesëvjeçare (2024–2029), e financuar nga Qeveria Suedeze dhe e menaxhuar nga SIDA, që vijon mbështetjen për Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme.

“Pritshmëritë e qytetarëve janë shumë të mëdha”, u shpreh Arjan Braha, Ekspert i policimit në komunitet.

Qëllimi kryesor i programit është forcimi i kapaciteteve parandaluese të Policisë së Shtetit përmes zbatimit të filozofisë së policimit në komunitet, rritjes së bashkëpunimit me qytetarët dhe aktorët vendorë, si dhe rritjes së besimit publik.

Programi synon gjithashtu përmirësimin e transparencës, efikasitetit dhe llogaridhënies së sistemit policor.

Ky raund trajnimi do te pasohet dhe nga 2 sesione trajnimi me  personelin e forcave te Rendit Publik ne DVP Korce.

Gazetare: Kostanca Koçi

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›