E Martë, 3 Nëntor 2026

Forcohet dollari në këmbim me lekun, euroja humb terren

TIRANË, 13 qershor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten dollari amerikan forcoi pozitat lehtë në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa euroja shënoi rënie. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0,04 pikë dhe këmbehet me 84, 91 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0, 16 pikë dhe këmbehet me 97, 88 lekë. Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, zbriti me 0,13 lekë duke u kuotuar në vlerën 115,02 lekë.

Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 104,48 lekë, ose 0,2 lekë më shumë se ditën e enjte. /j.p/

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 84.91 +0.04
Euro EUR 97.88 -0.16
Poundi Britanik GBP 115.02 -0.13
Franga Zvicerane CHF 104.48 +0.22
Jeni Japonez (100) JPY 58.93 -0.12
Dollari Australian AUD 55.04 -0.11
Dollari Kanadez CAD 62.32 +0.15
Korona Suedeze SEK 8.94 -0.02
Korona Norvegjeze NOK 8.55 +0.07
Korona Daneze DKK 13.12 -0.03
SDR SDR 116.19 +0.73
Ari(OZ 1) XAU 290674.41 +5,534.12
Argjend(OZ 1) XAG 3091.06 +45.92
Juani Kinez (onshore) CNY 11.82 0.00
Juani Kinez (offshore) CNH 11.82 0.00
Lira Turke TRY 2.15 -0.01

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›