Forcohet dollari në tregun valutor, bie euroja

TIRANË, 12 maj /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me fundjavën, ndërsa euroja shënoi rënie.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 88,23 lekë ose 0,98 lekë më shumë dhe euroja zbriti me 0,03 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 98,18 lekëve.
Paundi britanik këmbehet me 116,43 lekë, ose 0,61 lekë më pak se ditën e shtunë dhe franga zvicerane zbriti në këmbim me lekun me 0,45 lekë.
Franga zvicerane këmbehet sot me 104,61 lekë.
| Lekë për njësi të monedhës së huaj | ||||
|---|---|---|---|---|
| Dollari amerikan | USD | 88.23 | +0.98 | |
| Euroja | EUR | 98.18 | -0.03 | |
| Poundi britanik | GBP | 116.43 | +0.61 | |
| Franga zvicerane | CHF | 104.61 | -0.45 | |
| Jeni japonez (100) | JPY | 59.64 | -0.49 | |
| Dollari australian | AUD | 56.52 | +0.66 | |
| Dollari kanadez | CAD | 63.17 | +0.45 | |
| Korona suedeze | SEK | 9.02 | +0.02 | |
| Korona norvegjeze | NOK | 8.47 | +0.07 | |
| Korona daneze | DKK | 13.16 | 0.00 | |
| SDR | SDR | 119.13 | +1.15 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 284103.25 | -6,134.75 | |
| Argjendi (OZ 1) | XAG | 2846.30 | +5.44 | |
| Juani kinez (onshore) | CNY | 12.23 | +0.18 | |
| Juani kinez (offshore) | CNH | 12.24 | +0.19 | |
| Lira turke | TRY | 2.28 | +0.03 | |
/r.e/j.p/