E Martë, 3 Nëntor 2026

Forcohet euroja, bie dollari në këmbim me lekun

TIRANË, 23 maj  /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten leku forcoi pozitat në raport me dollarin amerikan dhe u zhvlerësua me euron, krahasuar me një ditë më parë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 86, 51 lekë, ose 0,27 lekë më pak dhe euro u forcua me 0,10 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 98,17 lekëve.

Paundi britanik këmbehet me 116,76 lekë, ose 0,49 lekë më shumë se ditën e enjte dhe  franga zvicerane zbriti në këmbim me lekun me 0,28 lekë.

Franga zvicerane këmbehet sot me me 104,77 lekë.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 86.51 -0.27
Euro EUR 98.17 +0.10
Poundi Britanik GBP 116.76 +0.49
Franga Zvicerane CHF 104.77 -0.28
Jeni Japonez (100) JPY 60.42 -0.08
Dollari Australian AUD 55.88 +0.12
Dollari Kanadez CAD 62.67 +0.14
Korona Suedeze SEK 9.07 +0.03
Korona Norvegjeze NOK 8.55 +0.03
Korona Daneze DKK 13.16 +0.02
SDR SDR 117.21 -0.52
Ari(OZ 1) XAU 288080.90 +992.70
Argjend(OZ 1) XAG 2868.56 -14.85
Juani Kinez (onshore) CNY 12.04 0.00
Juani Kinez (offshore) CNH 12.05 +0.01
Lira Turke TRY 2.22 -0.01

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›