Forcohet euroja dhe dollari në raport me lekun

TIRANË, 19 shtator /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, dollari amerikan dhe euroja kanë shënuar rritje në raport me lekun këtë të premte, ndërsa paundi britanik dhe franga zvicerane kanë pësuar rënie, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë: Dollari amerikan u këmbye me 82,37 lekë, duke u rritur me 0,56 lekë.
Euroja u këmbye me 96,91 lekë, me një rritje prej 0,06 lekësh.
Paundi britanik ra me 0,41 lekë dhe u këmbye me 111,23 lekë.
Franga zvicerane humbi 0,19 lekë, duke zbritur në 103,66 lekë.
Luhatjet në tregun valutor reflektojnë zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe faktorët ekonomikë të brendshëm, përfshirë niveli i kërkesës për valutë, remitancat dhe aktiviteti tregtar.
Ekspertët presin që këto luhatje të vijojnë edhe në ditët në vijim, në varësi të politikave monetare globale dhe faktorëve sezonalë në ekonominë vendase.
| Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar amerikan | USD | 82.37 | +0.56 | |
| Euro | EUR | 96.91 | +0.06 | |
| Poundi Britanik | GBP | 111.23 | -0.41 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 103.66 | -0.19 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 55.72 | +0.15 | |
| Dollari Australian | AUD | 54.42 | +0.02 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 59.64 | +0.24 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.77 | -0.05 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.32 | -0.03 | |
| Korona Daneze | DKK | 12.99 | +0.01 | |
| SDR | SDR | 113.43 | +0.72 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 301245.21 | +919.06 | |
| Argjendi (OZ 1) | XAG | 3477.71 | +49.37 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 11.58 | +0.07 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 11.58 | +0.06 | |
| Lira Turke | TRY | 2.00 | +0.02 | |