E Diel, 1 Nëntor 2026

Formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 13-të të Abissnet Superiore

TIRANË, 30 nëntor /ATSH/ Pas përfundimit të javës së 13-të të Abissnet Superiore, trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë, sipas skemës 1-4-2-3-1. Sipas njoftimit të Federatës Shqiptare te Futbollit, në portë është zgjedhur Mario Dajsinani i Egnatias.

Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Fabjan Përndreca (Bylis), Altin Bytyçi (Partizani), Sigitas Olberkis (AF Elbasani) dhe Todor Todoroski (Flamurtari).

Para mbrojtjes pozicionohen Xhoeli Macolli (Teuta) dhe Albano Aleksi (Egnatia).

Treshja e mesfushës ofensive përbëhet nga Eridon Qardaku (Dinamo City), Irgi Kasalla (Vora) dhe David Fadario (Teuta), të cilët mbështesin sulmuesin Soumaila Bakayoko të Egnatias.

Trajneri më i mirë i javës është shpallur Enkeleid Dobi i Teutës. e.xh/j.p/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›