Fotoalbum i çeljes zyrtare të fushatës së PS-së për zgjedhjet e 11 majit

TIRANË, 11 prill/ATSH/ Partia Socialiste çeli sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit me një takim me gratë dhe vajzat socialiste, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale fotoalbumin e çeljes zyrtare të fushatës së 11 majit, e cila sipas tij, “nuk mund të niste ndryshe përveçse me “forcat komando” të Partisë Socialiste”.
“Me gratë e vajzat drejtuese e koordinatore të njësive tona elektorale në rang bashkish, njëkohësisht, në të 12 qarqet e Shqipërisë, ku me punën e tyre fantastike prej dy vjetësh, e sidomos nga shtatori i kaluar, ato kanë qëndisur pëlhurën rozë të fitores për Shqipërinë 2030, e cila do të mbulojë krejt hartën elektorale të vendit në mëngjesin e 12 majit”, u shpreh Rama.
Gjatë takimit, Rama bëri të ditur sot se në rang kombëtar 56% e zgjedhësve që mbështesin PS-në janë gra dhe vajza ndërsa në qarqe të caktuara kjo mbështetje shkon deri në 65%.
1 nga 28/m.m/r.e/a.f/