Fotogaleri- Veteranët e UÇK-së mblidhen para bustit të Skënderbeut

TIRANË, 17 tetor/ATSH/ Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të mbledhur në sheshin qendror të Tiranës për të marrë pjesë në protestën në mbështetje të ish-krerëve të kësaj ushtrie që po gjykohen në Hagë, pak para nisjes së protestës, u rreshtuan para bustit të Skënderbeut në shenjë nderimi.
Të organizuar si ish-ushtarakë, me uniformat e UÇK-së ata qëndruan bustit ndërsa qytetarë të tjerë vijojnë të mblidhen në shesh.
Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë vjen pas dy të tillave, në Prishtinë dhe në Hagë dhe mbledh qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare.
Prej 3 prilli të vitit 2023, në Gjykatën Speciale në Hagë po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të katërt i kanë mohuar.
Veteranët e UÇK-së në Tiranë, fotot: Andrin Hoxha 1 nga 8