E Enjte, 5 Nëntor 2026

Fotot/ Një ditë para protestës së opozitës, Veliaj mobilizon eurodeputetët të mbështesin Shqipërinë

Erion Veliaj mori pjesë sot në Samitin e Kryebashkiakëve Europianë, një mundësi të cilën ai duket se e ka shfrytëzuar për të zhvilluar edhe disa takime të rëndësishme me eurodeputetë, nga të cilët ka marrë edhe mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Veliaj u takua në Strasburg me Dario Nardellën, ish-kryebashkiakun e Firences, sot eurodeputet, i cili i shprehu mbështetjen kryebashkiakut të Tiranës se do të jetë një zë pro Shqipërisë në Parlametin Europian. Po ashtu, të njëjtën mbështetje Veliaj e ka siguruar edhe nga eurodeputetët Raphael Glucksmann dhe Antonio Decaro.

Kjo mbështetje vjen një ditë para protestës së lajmëruar nga opozita para Parlamentit Europian në Strasburg.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›