E Martë, 3 Nëntor 2026

Franko Burraj mbyll aventurën në Lojërat Olimpike, përfunon i teti në garën e 100 metrave

Franko Burraj e ka mbyllur në vendin e tetë raundin e parë të garës 100 metra për meshkuj, pasi fillimisht u kualifikua i dyti në baterinë e tretë në fazën para-eliminatore.

Atleti shqiptar arriti kohën e 10.6 sekondave, e pamjaftueshme për të arritur një nga tre vendet e para, në mënyrë që të avanconte për në gjysmëfinale dhe duke i dhënë lamtumirën “Paris 2024”.

Tashmë shpresat e Shqipërisë për një medalje në atletikë në këto Lojëra Olimpike janë te Luiza Gega, e cila do të garojë nesër në disiplinën 3000 metra me pengesa për femra. /vizionplus.tv

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›