Fratini: Vizat, merite jo dhurate Qamil Xhani
Liberalizimi i vizave eshte nje proces te cilin shqiptaret e kane merituar, duke permbushur kushtet dhe nuk u eshte dhene dhurate nga Bashkimi Evropian. Ky eshte vleresimi qe ka dhene per heqjen e vizave nje prej avokateve te Shqiperise ne kete proces, ministri i Jashtem italian, Franko Fratini. Ne takimin e zhvilluar dje me ministrin e Brendshem Lulzim Basha dhe grupin e te rinjve qe po bejne viziten e pare pa viza te qytetareve shqiptare ne vendet e zones Shengen, Fratini ka vleresuar reformat e bera nga qeveria shqiptare. Kreu i diplomacise italiane ka theksuar se marrja e vizave e sjell Shqiperine me afer Bashkimit Evropian. "Ky eshte hapi i pare per integrimin e metejshem ne strukturat evropiane", tha gjate takimit me ministrin Basha dhe studentet qe marrin pjese ne udhetim, shefi i diplomacise italiane, Fratini. Duke folur per procesin e integrimit ne Bashkimin Evropian, Fratini tha se pas vizave "hapi i dyte eshte statusi i vendit kandidat". Ne emer te qeverise italiane, Fratini ka pershendetur dhe levizjen e lire te shqiptareve ne zonen Shengen. Nga ana e tij ministri i Brendshem, Lulzim Basha ka shprehur falenderimin e qeverise shqiptare per kontributin dhe vleresimin qe i bene vendet e BE-se reformave qe ka bere qeveria Shqiptare. Ne takimin mes Bashes dhe Fratinit, nuk ka ngelur jashte vemendjes dhe situata e krijuar nga ngerci politik ne vend. Ne kete pike Fratini ka theksuar dhe nje here nevojen e gjetjes se konsensusit. Ai eshte shprehur se per hir te integrimit te vendit palet duhet te bashkepunojne. "Une nuk dua te them se kush eshte fajtor, por nese njera pale bllokon bashkepunimin, atehere procesi integrimit ndalet", tha ministri i Jashtem italian. Prej dy ditesh, qe prej hyrjes ne fuqi te vendimit te BE-se per levizjen pa vizave te shqiptareve, Ministri i Brendshem, Lulzim Basha se bashku me 50 studente te pajisur me pasaporta biometrike kane vizituar Brukselin dhe vendet te tjera te zones Shengen. Vizita eshte konceptuar si nje njohje e te rinjve me institucionet kryesore te Bashkimit Evropian dhe me menyren sesi funksion vendimmarrjen ne BE. "Sot ka qene udhetimi me i bukur ne Bruksel, qe do mbetet gjate ne mendjen time. Fakti qe kam ardhur me 50 studente, te cilet e kane udhetimin e pare ne zonen Shengen, shpreh ndjesite e gezimit tim. Eshte nje realitet krejt ndryshe, nje Shqiperi krejt ndryshe, qytetaret te cilet e meritojne kete gezim", u shpreh per mediat ministri Basha. Ministri i Jashtem se bashku me studentet e pranishem ka takuar drejtues te institucioneve te rendesishme ne BE. Basha tha kjo eshte nje rini krejt evropiane, e cila sot jo vetem eshte e gatshme dhe e denje per te qene pjese e Bashkimit Evropian, por na perfaqeson ne ne menyren me te mire dhe me te bukur. "Kam ardhur shpesh ketu me axhenda te ngjeshura, ne momente gezimi por edhe veshtiresie, po kesaj radhe kam qene krejtesisht i cliruar dhe keto emocionet me kujtojne motivet kryesore te mija per t'u perfshire ne politike", theksoi Basha.