E Martë, 3 Nëntor 2026

Frederiksen për refuzimin e armëpushimit nga Rusia: Sanksione të sistemit bankar, energjisë e naftës

TIRANË, 16 maj/ATSH/ Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, u kërkoi vendeve partnere dhe aleate, përfshirë SHBA, të ashpërsojnë sanksionet ndaj Rusisë, pas refuzimit për të disatën herë të një marrëveshjeje paqeje.

Në konferencën e përbashkët për shtyp pas samitit të Komunitetit Politik Europian Frederiksen tha se ka parë sinjale nga president i SHBA, Donald Trump që SHBA është e gatshme të vendosë më tepër sanksione në tryezë në rast se Rusia nuk është e gatshme të arrijë marrëveshje.

Ajo tha se ka ardhur momenti që të shikojmë drejt sistemit bankar, energjisë, naftës por edhe flotës.

“SHBA ka qenë e qartë se ajo që i kërkon Rusisë është të bëjë të njëjtën gjë që po bën Ukraina në tryezë, të pranojë, respektojë dhe të gëzojnë një armëpushim prej 30 ditësh. Ne kemi parë sinjale nga presidenti Trump që SHBA është e gatshme të vendosë më tepër sanksione në tryezë, në rast se Rusia nuk është e gatshme të arrijë marrëveshje. Deri tani, Rusia nuk ka qenë e gatshme ta bëjë këtë gjë. Shpresoj kjo të ndryshojë shumë shpejt. Por në rast se jo, shpresoj që të gjithë aleatët dhe partnerët nga jugu global, sigurisht e në veçanti SHBA, me të cilën ne punojmë nga afër sa u përket sanksioneve, që ne të gjithë jemi të gatshëm të bëjmë më shumë. Sugjeroj të shikojmë drejt sistemit bankar, energjisë, naftës por edhe flotës”, deklaroi kryeministrja daneze.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›