E Martë, 3 Nëntor 2026

“Frymë vere” në Pogradec, instrumentistët e TKOB mbajnë një koncert në qytetin liqenor

Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, mbylli udhëtimin e saj të verës në Pogradec.

Më herët edhe trupa e baletit ka mbajtur një shfaqje të veçantë në këtë qytet për të çelur nismën e këtij institucioni që synon të afrojë shfaqjet artistike pranë qytetarëve.

Kuinteti i instrumentalistëve demostroi për publikun pogradecar dhe jo vetëm pjesë të njohura shqiptare dhe botërore.

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ka nisur prej muajit maj turin e tij me një kalendar të përcaktuar të aktiviteteve në sheshet kryesore të disa qyteteve të vendit.

Ndërsa gjatë muajit gusht do të jetë Ansambli Popullor i Këngëve dhe Valleve që do të nisë udhëtimin me performancat e tij pranë qytetarëve në të gjithë vendin.

Gazetare: E. Xhindole   

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›