E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Frymëzuese/ Elbasan, vajza e paralizuar me karrocë ushtron të drejtën e votës

ELBASAN- Në këtë ditë të rëndësishme, qytetarët po u drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlament.

Në Elbasan, një qytetare më aftësi ndryshe ka ushtruar të drejtën e votës.

Komisionarët e qendrës së votimit i kanë ardhur në ndihmë qytetares, e cila me plot buzëqeshje ka hedhur në kuti votën e saj.

Një votë e tillë nga Elbasani përçon mesazhin e fortë se të gjithë aktorët duhet të bëjmë më shumë për këtë shtresë të shoqërisë tonë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›