Fshati Mashkullorë mes historisë dhe traditës

Mashkullora është një fshat në njësinë administrative Cepo të Bashkisë së Gjirokastrës. I krijuar nga të ardhur nga zona të ndryshme, numëronte rreth 800 banorë të ndarë në dy lagje. Ata ju përkisnin besimeve të ndryshme fetare.
Një nga banorët thotë se Mashkullora është krijuar në shekullin e 13-të. Ajo ka patur traditë jo vetëm bujqësi e blegtori, por edhe zanate të ndryshme.
Sot në këtë zonë rurale numërohen rreth 300 banorë, kryesisht në moshën e tretë. Ata që kanë mbetur aty veçse mundohen të ruajnë traditat e bujqësisë dhe blegtorisë kërkojnë edhe zhvillimin agroturizmit. Në fushën e fshatit thonë banorët është hapur edhe një bujtinë e cila mirëpret të huajt.
Nuk janë vetëm historia dhe tradita që tërheqin vemendjen e vizitorëve në Mashkullorë, por edhe mikpritja e vendasve, ushqimet bio dhe gatimet tradicionale.
/ rtsh.al /