E Martë, 3 Nëntor 2026

Fundoset varka në Danub, dy të vdekur

Një aksident me varkë në lumin Danub ka rezultuar fatal pasi dy persona kanë vdekur dhe pesë janë zhdukur, sipas policisë hungareze.

Zëdhënësi i policisë së Budapestit Soma Ceci tha se tetë të rritur ishin në bordin e varkës së vogël kur raportohet se u përplas me një anije tjetër.

“Në momentin e aksidentit në zonë ndodhej një anije turistike, e cila u ndalua në qytetin e Komaromit ku policia konstatoi se anija ishte dëmtuar nga njëra anë”, tha ai.

Policia arrestoi një burrë që u gjet i gjakosur nga koka në breg pranë Veroce, 48 km në veri të Budapestit vonë të shtunën në mbrëmje (18/5) dhe nisi menjëherë një hetim.

Policia beson se ai ishte i përfshirë në incident ndërsa kërkimet gjetën trupat e një burri dhe një gruaje aty pranë. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›