E Diel, 1 Nëntor 2026

Fundosje dhe rrëshqitje toke në rrugën dytësore në Dragostunjë, Librazhd

TIRANË, 23 shkurt/ATSH/ Segmenti rrugor në zonën e Arrat e Gurrës, fshati Dragostunjë, Librazhd, i cili pritej të hapej mesditën e sotme pas ndërhyrjes me by-pass dhe aktivizimit të një rruge dytësore, ka pësuar një zhvillim të ri. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile informoi sot se rruga dytësore e hapur për kalim provizor ka pësuar fundosje dhe rrëshqitje toke, duke dëmtuar punimet e kryera dhe duke e bërë segmentin aktualisht të pakalueshëm. Për arsye sigurie janë tërhequr mjetet e firmës zbatuese dhe është ndaluar qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve. Strukturat shtetërore do të kryejnë një rivlerësim urgjent gjeologjik dhe teknik, pasi terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe sfidues për ndërhyrje. AKMC fton qytetarët të ndjekin vetëm njoftimet zyrtare të autoriteteve për çdo përditësim mbi situatën. 1 nga 3 /k.s/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›