E Enjte, 5 Nëntor 2026

Furgon policie me kafaz për Ilir Metën, e çojnë te burgu te ‘Mine Peza’

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i arrestuar sot me urdhër të SPAK, ka lënë ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë.

Meta, pak përpara se të hipte në furgonin e policisë, ka qenë i rrethuar nga efektivët.

Tashmë Meta është drejtuar për në bllokun e sigurisë “Mine Peza” në Tiranë.

Ndaj tij është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›