E Hënë, 2 Nëntor 2026

Furgoni i FNSH-së përplaset me “Benz”-in dhe përfundon në kanal, dy policë të lënduar në Fier

Një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është përfshirë në një aksident sot, 7 dhjetor.

Ngjarja ndodhi në “Kthesën e Cakranit”, ku mjeti i FNSH-së u përplas me një makinë tip “Benz”. Makina ku udhëtonin disa efektivë policie për pasojë ka përfunduar në kanal.

Mësohet se tre policë dhe shoferi i makinës tjetër kanë mbetur të dëmtuar. Ata janë dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar disa ambulanca ndërkohë që ka nisur edhe hetimi për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›