E Diel, 1 Nëntor 2026

Furgoni i mallrave përplaset me makinën te “Ura e Vashës” në Klos, vetëm dëme materiale

Klos- Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 12;10 të ditës së sotme në vendin e quajtur “Ura e Vashës”.

Policia njofton se  një automjet tip “furgon” që transporton mallra, me drejtues shtetasin M.M., është përplasur me automjetin tip “Golf”, me drejtues shtetasin V.P.

Si pasojë e përplasjes së automjeteve, janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›