E Martë, 3 Nëntor 2026

‘Furnizimi me energji elektrike në Kosovë, monopol’, Rafuna: Qeveria e Albinit po vepron sipas interesave personale

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës Lulzim Rafuna komentoi zhvillimet e fundit në sektorin ekonomik në Kosovë, me vendimin e Gjykatës Komerciale për pezullimin e vendimit për daljen e bizneseve në treg të lirë. Rafuna tha se janë me qindra padi të tjera në Gjykatën Komerciale dhe janë ende në pritje të anulimit të vendimit për daljen e bizneseve në treg të lirë.

Më tej, Rafuna shtoi se furnizimi me energji elektrike në Kosovë është kthyer në monopol.

“Më në fund u dëgjuan argumentet e biznesit. Përmes medias suaj është përcjellë mesazhi edhe në Gjykatën Komerciale. Argumentet tona kanë qenë një prej arsyeve që është vendos masa dhe pezullimi për daljen në tregun e lirë. Janë me qindra padi të tjera në Gjykatën Komerciale, dhe përveç pezullimit ne jemi në pritje të anulimit të vendimit për daljen e bizneseve në tregun e lirë.

Kërkesa jonë si biznese ka qenë që të ofrohet një 50 milionë në mënyrë që të subvencionohet.

Të gjitha elementet të bëjnë të dyshosh që fshihet diçka dhe qeveria e Albinit po vepron sipas interesave personale. Për katër vite janë importuar 800 milionë energji elektrike që nuk është importuar për 15 vite. Kjo të bën të mendosh që ka interesa pas saj.

Është krijuar një lloj monopoli në Kosovë sa i takon furnizimit të vendit me energji elektrike.” / abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›