E Martë, 3 Nëntor 2026

Furnizonte me karburant mjete lundruese pa kasë fiskale, në hetim administratori i karburantit në Himarë

TIRANË, 18 qershor /ATSH/ Administratori dhe menaxheri i një karburanti në portin e Himarës janë vënë në hetim nga policia pasi furnizonin me karburant mjete lundruese pa përdorur kasë fiskale.

Policia njoftoi se “gjatë kontrollit, u konstatua se përfaqësuesit e këtij subjekti po ju shisnin pronarëve/përdoruesve të mjeteve lundruese që ndodheshin në këtë port, rreth 6000 litra benzinë, me autobot, pa pajisje fiskale automatike, në kundërshtim me ligjin për fiskalizimin”.

“Në përfundim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë ku nisi procedimi penal për shtetasit S.  K., 40 vjeç, banues në Krujë, administrator i karburantit dhe M. R., 51 vjeç, banues në Himarë, menaxher i karburantit, në Himarë”, njoftoi policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›