E Martë, 3 Nëntor 2026

Fushata- Tavo: Edhe banori i fundit do të marrë certifikatën e pronësisë

Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar Bashkie në Himarë, Vangjel Tavo zhvilloi të mërkurën një takim me banorë të Vranishtit. Sipas një postimi në mediat sociale, Tavo siguroi banorët se do të angazhohet plotësisht për përmirësimin e sistemimit të rrugëve të brendshme të fshatit, të rrjetit të ujësjellësit dhe rrjetit elektrik.

Ai garantoi se në fokus të punës së tij do të jetë edhe mirëmbajtja e kanaleve vaditëse dhe përshpejtimi i procesit të pajisjes me certifikata pronësie të banorëve të zonës.

“Një proces që përmbyllet së shpejti, deri sa edhe banori i fundit të marrë certifikatën e pronësisë, një e drejtë bazike e vonuar, por që tashmë do t’u sigurohet të gjithë banorëve, pa asnjë dallim”, deklaroi Tavo.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›