E Diel, 1 Nëntor 2026

“Fushatë pa debat, por me akuza personale”, Hasimja: Partitë e reja do të prishin skemën!

Fushata zgjedhore është drejt përfundimit. PS, PD dhe partitë e vogla në “luftë” me njëra-tjetrën për garën e 11 majit. Takime, deklarata, por edhe denoncime, kush do të arrijë të rrëmbejë pjesën më të madhe të qytetarëve?

Për të diskutuar më shumë rreth takimeve dhe votën e diasporës, në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, të moderuar nga Aleksandër Furxhi, ishte në një lidhje direkte politologu Ermal Hasimja.

Hasimja tha se kjo fushatë nuk ka prodhuar debat për tema të mëdha, tema të rëndësishme, por sipas tij, ka pasur në fokus akuza personale.

Siç shprehet politologu, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, në 11 maj, dy nga partitë e reja do të prishin komplet skemën.

Sa i përket votës së diasporës, Hasimja shprehet se një pjesë e emigrantëve votojnë në bazë të votës së familjarëve të tyre në Shqipëri, ndërsa një pjesë tjetër do të përkrahin partitë e reja.

Intervista e plotë:

Nëse kjo fushatë vazhdon kështu edhe këto 3 ditë që kanë mbetur, si do ta përshkruaje?

Hasimja: Është një fushatë që kaloi më thjesht, më shpejt. Na duket e çuditshme se erdhi dita e votës. Nuk pati debate të mëdha për tema të mëdha; është më tepër një seri akuzash personale, që vijnë kryesisht nga ana e partive të opozitës. Nga ana e PS-së, projektimi është ai që dimë, drejt 2030-ës, por pa folur as për një bilanc të performancës së qeverisjes, as për aspektet e rëndësishme që janë problemet e vërteta të njerëzve. Ajo që është risi, është se dy nga partitë e reja kanë mundësi të ndryshojnë pak skemën dhe të dalin në parlamentin e ri.

Ndryshe nga pritshmëritë e disa muajve më parë, diaspora po merr pjesë masivisht. Rreth 55% e të regjistruarve kanë dërguar votën e tyre.

Hasimja: Frika ka qenë që të kishte indiferentizëm nga ana e diasporës.

Çfarë mund të pritet?

Hasimja: Një pjesë e diasporës kanë votuar në formën e një amplifikimi që kanë prirje me votën në Shqipëri, sidomos me partitë kryesore. Sepse janë njerëz që janë të lidhur, kanë familjarë këtu. Një pjesë tjetër, që është më e lirë, ka më shumë gjasa të dalë jashtë linjave kryesore dhe të votojë për partitë e vogla, partitë e reja.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›