E Enjte, 5 Nëntor 2026

Futbollisti i Kombëtares shqiptare i shënon gol Realit të Madridit (VIDEO)

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Stavro Pilo, po kalon një moment fantastik në UEFA Champions League, ku po vazhdon të lërë gjurmë me fanellën e AEK-ut të Athinës. Mbrojtësi shqiptar ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, këtë herë ndaj gjigantëve të Real Madridit.

Në minutën e 75-të të takimit, Pilo arriti të dërgonte topin në rrjetë, duke i dhënë përkohësisht avantazhin 2-1 skuadrës greke. Megjithatë, vetëm tre minuta më vonë, Kylian Mbappe barazoi shifrat për madrilenët.

Në përfundim, goli i mbrojtësit shqiptar nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e AEK-ut. Real Madridi përmbysi rezultatin në Athinë, duke triumfuar me shifrat 3-2.

Goli ndaj Real Madridit vjen vetëm pak javë pasi Pilo kishte shënuar edhe ndaj Manchester City-t, në transfertën e zhvilluar në Etihad Stadium.

Ndërkohë, një tjetër rezultat i rëndësishëm për futbollin shqiptar u regjistrua në Stamboll, ku Vedat Muriqi ishte protagonist në fitoren 3-2 të Fenerbahçes kundër Liverpoolit.

Contragolpe y gol de Pilo. AEK 2-1 Real Madrid Increíble. https://t.co/t5IaDHBYDw

— MT2 (@madrid_total2) November 4, 2026

Lajme të Sugjeruara

Shtegtimi drejt lagunave bregdetare, flamingot ndalen në Liqenin e Pogradecit (VIDEO)

Shtegtimi drejt lagunave bregdetare, flamingot ndalen në Liqenin e Pogradecit (VIDEO)

Java e fundit e tetorit shënon rekord në Kardiokirurgji, 17 operacione të planifikuara dhe 5 urgjenca

Java e fundit e tetorit shënon rekord në Kardiokirurgji, 17 operacione të planifikuara dhe 5 urgjenca

Vdekja e Jesus de Miguel trondit Spanjën, në diskutim pezullimi i ndeshjeve të La Liga-s

Vdekja e Jesus de Miguel trondit Spanjën, në diskutim pezullimi i ndeshjeve të La Liga-s

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›