Fytyra e vërtetë e protestës/ ‘Studentët’ që dogjën selinë e PS, fshihen te selia e PD

Në ditën e gjashtë të protestave të dhunshme, këtë të dielë, protestuesit nuk arritën të depërtojnë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pranë godinës së kryeministrisë.
Përplasjet vijuan në rrugët e kryeqytetit, ku mes episodeve të dhunës ishte edhe sulmi ndaj selisë së Partisë Socialiste. Protestuesit sulmuan godinën dhe thyen xhamat e hyrjes kryesore, duke lënë pas dëme të dukshme.
Më pas, turma u zhvendos drejt sheshit “Skënderbej”, nga ku protestuesit tentuan të marshonin drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Por përpjekjet për të depërtuar drejt Kryeministrisë u ndalën nga kordonët e policisë, të vendosur në zonën pranë Ministrisë së Brendshme.
Pasi dështuan të depërtojnë drejt kryeministrisë sulme pati në ministrinë e brendshme, ministrine e financave dhe të infrastrukturës.
Rrugët e kryeqytetit u përfshinë nga aktet e dhunës dhe shkatërrimi, për parandalimin e situatës policia ndërhyri me shoqërime, por dhunuesit me maska për t’i shpëtuar ndjekjes dhe kapjes nga efektivët, gjetën strehë në oborrin e selisë së Partisë Demokratike ndërsa vijuan sulmet me molotovë. Policia iu përgjigj sulmeve me gaz lotsjellës.
E vetmja e vërtetë: ajo që doli nga protesta sot: u dhunua selia e PS dhe dhunuesit u fshehën te selia e PD