G-20 konsensus për deklaratën; dokumenti fokusohet tek lufta në Ukrainë dhe eksporti i drithërave

Udhëheqësit botërorë duke përfshirë Joe Biden, Rishi Sunak, Emmanuel Macron dhe Georgia Meloni ndodhen në NewDelhi për të marrë pjesë në samitin e G20.
Samiti i 20 ekonomive të botës i cili organizohet nga India, duket se po shënon sukses. Ndryshe nga çpritej pak orë më parë, kryeminstri Indian Narenda Modi ka njoftuar se të gjithë anëtarët kanë arritur konsensus për një deklaratë të përbashkët.
NARENDA MODI
KRYEMINISTËR INDISË
“Për shkak punës së palodhur të të gjitha ekipeve, ne kemi marrë konsensus për deklaratën e samitit të liderëve të G20. Njoftoj miratimin e kësaj deklarate”
Dokumenti ka në fokus konfliktin Rusi-Ukrainë, drithrat e tyre që furnizojnë një pjesë të mirë të botës, tregjet financiare dhe ndryshimin e klimës.
Sa i takon luftës në Ukrainë, deklarata detyron vendet anëtarë të veprojnë në përputhje me parimet e kartës së OKB dhe të përmbaheN nga kërcënimi apo përdorimI i forcës kundër integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë politike të çdo shteti.
Përdorimi ose kërcënimi i përdorimit të armëve bërthamore është i papranueshëm.
Deklarata e G20 iu kërkon gjithashtu palëve të përfshra në konfliktin Rusi-Ukrainë të sigurojnë dërgesa të menjëhershme të drithrave si dhe të ndalojnë çdo sulm ndaj infrastrukturës ushqimore.
Lufta ishte pkërtisht çështja që shkaktori përçarje mes liderëve në samitin e vitit të kaluar në Bali.
Një tjetër arritje e samitit të Nju delhit konsiderohet zgjerimi i bllokut. Me ftesë të kryeministrit Modi, G20-ës i është bashkuar formalisht edhe Bashkimi Afrikan.
Hyrja e Afrikës në G20 pritet të sigurojë sigurojë një kornizë të favorshme për kontinentin për të dhënë kontributin e tij ndaj sfidave globale.
G 20, KONSENSUS PER DEKLARATEN
DOKUMENTI FOKUSOHET TEK LUFTA NE UKRAINE DHE EKSPORTET E DRITHIT