E Diel, 1 Nëntor 2026

GAZA – 12 të vrarë dhe 20 të plagosur në sulmet izraelite pavarësisht armpushimit

GAZA, 9 korrik  /ATSH -AA/ – Të paktën 12 palestinezë janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në gjithë Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit, në mes të shkeljeve të vazhdueshme të armëpushimit në fuqi që nga tetori i kaluar.

Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë tha se tetë persona u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën në sulmet izraelite në gjithë enklavën gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të vrarëve nga sulmet izraelite që nga 8 tetori 2023 në më shumë se 73.118.

Ministria nuk dha detaje për rrethanat e vdekjeve dhe plagosjeve.

Ministria tha se një numër viktimash kanë mbetur nën rrënoja dhe në rrugë, pasi ekipet e ambulancës dhe të mbrojtjes civile nuk janë në gjendje të arrijnë tek ato.

Dy palestinezë të tjerë u vranë në një sulm izraelit me dron izraelit ndaj një shtëpie në perëndim të Khan Younisit, në jug të Rripit të Gazës, thanë burime mjekësore.

Sipas burimeve, një tjetër palestinez u vra dhe tre të tjerë u plagosën kur një sulm izraelit shënjestroi një automjet civil në lagjen Al-Rimal, në perëndim të Qytetit të Gazës.

Një tjetër palestinez u vra dhe disa persona u plagosën në një sulm me dron në kampin e refugjatëve Nuseirat, në Gazën qendrore.

Sulmet ndodhën në një kohë kur Izraeli vazhdon shkeljet e marrëveshjes së armëpushimit, i cili është në fuqi që nga 10 tetori 2025.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›