E Enjte, 5 Nëntor 2026

GAZË – Të paktën 28 ​​të vdekur pas sulmit të fundit izraelit ndaj Khan Younis

GAZË, 25 tetor /ATSH-DPA/- Sulmi izraelit sot në mëngjes në Khan Younis, në Rripin jugor të Gazës shkaktoi vdekjen e të paktën 28 ​​personave, kryesisht fëmijë dhe gra, njoftoi agjencia palestineze e lajmeve WAFA.

Dhjetra të tjerë u plagosën gjatë sulmit – për të cilin thuhet se kishte në shënjestër një ndërtesë banimi.

WAFA gjithashtu raportoi se ushtarët izraelitë kishin sulmuar Spitalin Kamal Adwan në veri të Gazës.

Ushtarët thuhet gjithashtu se po bllokojnë aksesin në furnizimet jetike mjekësore – me rrethimin e objektit nga ana e tyre.

Këto raporte nuk mund të verifikohen në mënyrë te pavarur – ndërsa Izraeli nuk ka bërë një koment të menjëhershëm./ /a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›